Ndërsa trupi gjykues në Hagë është tërhequr për të diskutuar vendimin në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, e ashtuquajtura luftë speciale në Kosovë vazhdon.
Gazetari dhe propagandisti i vetëshpallur, Vudi Xhymshiti, ka publikuar një artikull që përmban një intervistë me Sadri Rambajën.
Ky i fundit i ka lidhur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin me rastin e Behajdin Hallaqit.
Në një artikull të mbushur me informacione, akuza dhe pretendime, por pa asnjë fakt, Xhymshiti dhe Rambaja bashkojnë forcat për të hedhur një sërë akuzash në lidhje me rastin Hallaqi.
Sipas Rambajës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli duhet të japin përgjigje në lidhje me rastin e tij.