Çështja e presidentit, Lushaku e LDK-së: Mirëpresim çdo ftesë për të diskutuar për emra

Jehona Lushaku – Sadriu, shefe e grupit parlamentar të LDK-së, ka folur për çështjen e presidentit.

Lushaku ka vlerësuar se LDK-ja ka emra të cilat mund t’i propozojë.

Sidoqoftë, në intervistën për Kosovapress, Lushaku vlerësoi se LDK-ja mirëpret çdo ftesë për të diskutuar për emra.

“Po, në bazë të fuqisë që kemi brenda parlamentit, ne mirëpresim çdo ftesë për të diskutuar për emra…Njëkohësisht, normalisht që kemi edhe ne emrat tanë që mendojmë t’i propozojmë si parti politike, por deri atëherë e presim fazën konsultative dhe pastaj të vendosim për emrat konkretë, se çfarë qëndrimi kemi” – tha Lushaku, ndër të tjera.