Ardit Bido-s si trembet syri kundër doktorit: Me UÇK-në nuk je, por me Vorio Epirin nuk distancohesh (video)

Debati ndizet dhe tonet ashpërsohen! Ardit Bido del hapur dhe pa asnjë hezitim përballë “doktorit”, duke ngritur një pyetje që po trazon opinionin publik:

Me UÇK-në nuk je, por pse nuk distancohesh nga Vorio Epiri? Një përballje që nuk është thjesht personale, por prek plagë të vjetra historike, identitetin dhe qëndrimet kombëtare. A është kjo një betejë parimesh apo një përplasje strategjish politike? Debati sapo ka nisur…

Doktor, fol troç: me kë je?? Me UÇK-në nuk je. Me Vorio Epirin nuk distancohesh. Nuk mungove vetëm në Prishtinë, Doktor. Mungove në anën e shqiptarëve. Ndërsa Kosova festonte lirinë??, aleati yt, Fredi Beleri, rikthente të ashtuquajturin “Epirin e Veriut”, një provokim mbi plagën e Jugut, ku mbetën të vrarë mbi 10 mijë shqiptarë.

Ai përfaqëson shtetin grek, por mbrohet nga ti dhe nga partia jote. Heshtja jote ishte qëndrim. Prandaj, Doktor, unë po të pyes troç dhe ashtu përgjigju: A je me Vorio Epirin.