“U gjeta i papërgatitur, nuk ka arsye”, Alaudin Hamiti flet për sulmin ndaj tij

Moderatori Alaudin Hamiti ka adresuar sulmin fizik që ndodhi ndaj tij sot në rrugë.

Ai tha se u gjet i papërgatitur por refuzoi t’i japë më shumë vëmendje.

“U gjeta i papërgatitur se nuk ka asnjë arsye për të pritur një agresion në rrugë”, ka thënë Hamiti sot në PRIME.

“Por unë jam mirë, siç po e shihni. Sonte jemi këtu për spektakël, andaj le të fokusohemi që ajo na bashkon të gjithëve…Big Brother VIP Kosova”.