Një tjetër mbrëmje plot surpriza dhe dinamika ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Këtë herë, protagonistë të një situate të papritur ishin Brikena dhe Miri, e cila ka sjellë më pas edhe reagime të forta.
Gjithçka ka nisur si një lojë kur Brikena e sfidoi Mirin, duke i premtuar: “Nëse e këndon këngën ‘Çike – Çike’, unë do të futem në pishinë.”
Pas kësaj, ka ndërhyrë edhe Tani, i cili e pyeti nëse do e mbante vërtet fjalën. “Normal që e mbaj fjalën,” – u përgjigj me bindje Brikena.
Miri nuk e ka refuzuar sfidën dhe e ka kënduar këngën e plotë i shoqëruar nga disa prej banorëve të tjerë të cilët e mbështetën.
Sapo ai përfundoi, Brikena u drejtua drejt pishinës dhe u fut brenda me rroba, një moment që u prit me duartrokitje dhe brohorima nga banorët prezentë.
Por, kjo situatë në dukje argëtuese nuk është pritur mirë nga të gjithë. Mateo është shfaqur shumë i habitur dhe i zhgënjyer nga veprimi i Brikenës.
Ai u pa duke diskutuar fillimisht me Gretën, duke i thënë se nuk e kuptonte fare se çfarë donte të arrinte Brikena me atë gjest.
Hatërmbetja e Mateos ka shkuar deri aty sa ka kërkuar një ballafaqim të drejtpërdrejtë me Brikenën.
Gjatë një diskutimi në zonën e grimit, ku Mateo po përpiqej të sqaronte disa keqkuptime të mëparshme, ai nuk la pa i kërkuar llogari edhe për situatën e pishinës.
“Për çfarë e ke bërë vetëm ti e di dhe Zoti”- i drejtohet ai Brikenës