Fatos Geci, deputet i GUXO-s, ka shkruar një status, ku ka treguar se ka votuar kundër ndarjes së financimit ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë.
Ai ka treguar edhe arsyen se pse votoi kundër.
Postimi i plotë:
Sot, si anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, votova kundër kërkesës për ndarjen e 8 milionë eurove për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.
Përveç meje, kundër votuan edhe dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV). Vota ime ishte shumë e rendësishme.
Arsyetimi im ishte i qartë: deri më sot, për mbrojtjen e tyre janë shpenzuar rreth 36 milionë euro nga buxheti ynë.
Së dyti, ky proces është drejt përfundimit dhe shteti ynë i ka përkrahur mjaftueshëm financiarisht. Vendimi final për të akuzuarit do të shpallet së shpejti, atëherë pse të jepen prapë mjete!!!