Ç’po ndodh këtë sezon? Selin godet *sërish* fizikisht Rogertin, pritet zarf i zi (Video)

Tensionet mes Selinës dhe Rogertit jo vetëm që nuk janë shuar, por kanë eskaluar sërish në përplasje fizike, duke bërë që banorët dhe publiku të presin masa disiplinore.

Një incident i ri është regjistruar në shtëpi, teksa Rogert po përgatiste kafe.

Në pamjet virale, shihet Selin e cila i afrohet dhe ndërhyn fizikisht, duke e goditur në duar ndërsa ai mbante dorezën e makinës së kafesë.

Pas këtij veprimi të përsëritur dhune, në rrjet flitet për një “Zarf të Zi”, pasi thyerja e rregullave fizike është e ndaluar kategorikisht në format.