Pas shumë pikëpyetjeve dhe aludimeve në rrjet, më në fund del në dritë historia e plotë që shpjegon pse Stenaldo nuk është takuar me vëllain e tij.
Sipas rrëfimit, mamaja e tij, Flutura, ka qenë e martuar me babain e Stenaldos. Pak kohë pasi ai lindi, babai ndërroi jetë, duke e lënë Fluturën të përballej e vetme me rritjen e djalit.
Më vonë, nga një lidhje tjetër, ajo solli në jetë edhe një djalë të dytë – gjysmë-vëllain e Stenaldos nga ana e nënës. Por vështirësitë ekonomike dhe problemet shëndetësore e bënë të pamundur që ajo t’i rriste të dy fëmijët e vetme.
Stenaldo u mor nga njerëzit e familjes së babait. Halla e tij e çoi në Itali, ku u kujdes për të dhe i siguroi edhe operacionet e nevojshme për shëndetin e tij.
Ndërkohë, djali tjetër është rritur me ndjesinë e braktisjes nga e ëma dhe sot nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me të. Kjo situatë e vështirë familjare është arsyeja kryesore pse dy vëllezërit nuk janë takuar.
Një histori e dhimbshme që tregon se pas çdo distance familjare.