“Më bëj dëm mua, por jo vajzës”- Loredana me deklaratë të fortë ndaj Mozzik

Loredana Zefi ka bërë një rrëfim të fortë, duke hedhur akuza të rënda drejt ish-partnerit të saj, Mozzik, lidhur me raportin e tyre dhe prindërimin.

Duke folur për sakrificat që ka bërë gjatë marrëdhënies, reperja theksoi se ka heshtur dhe ka duruar gjithçka vetëm për hir të Hanës.

 

“Unë e kam duruar shumë, maksimalisht, për shkak të pikës sime të dobët, vajzës,” – u shpreh ajo.

Por, deklarata më shokuese erdhi kur ajo lidhi sjelljen e Mozzik me dëshirën për famë dhe urrejtjen ndaj saj.

“Më bëj dëm mua, por jo vajzës. Ndoshta mua më urren kaq shumë, sa nuk do që të më shohë sytë… por për famë, për personalitetin e vet, është në gjendje me harru edhe vajzën,” – deklaroi Loredana, duke lënë të kuptohet se prioritetet e tij kanë cënuar mirëqenien e fëmijës.