Pavarësisht refuzimit në kuzhinë gjatë ditës, duket se nata ka sjellë një afrimitet tjetër mes Mateos dhe Brikenës.
Kamerat kanë kapur momente intime mes dy banorëve në orët e vona. Ndërsa dritat ishin fikur dhe banorët e tjerë po flinin, Mateo është parë i ulur në cepin e krevatit të tij, duke i qëndruar shumë pranë Brikenës.
Në video, ai shfaqet duke i ledhatuar dorën për minuta të tëra, një gjest shumë më i butë dhe i pranuar nga Brikena krahasuar me situatën e ditës.
Duket se këmbëngulja e Mateos po vazhdon, dhe raporti mes tyre po kalon nga “ngacmimet” me fjalë në prekje fizike dhe momente më private.
Ja dhe pamjet: