Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa konferencë për media

Ka përfunduar takimi në Prishtinë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ata nuk patën konferencë për media pas takimit që zgjati rreth një orë.

Rama po qëndron sot në Kosovë dhe u prit me ceremoni shtetërore në Qeveri, ku pati një takim me Kurtin.

 

Rama mbërriti për takimin me Kurtin rreth orës 15:00, ndërsa para hyrjes që qeverisë u shtrua tepihu i kuq, anash të cilit u rreshtua një gardë nderi.

Kurti dhe Rama kanë pasur marrëdhënie të ndërlikuara gjatë viteve, shpesh jo të mira dhe me përplasje në distancë.