Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, ka rrëfyer se gjatë qëndrimit të tij në burgun e Hagës, shpalljen e pavarësisë ia kanë uruar edhe serbët që ishin duke u mbajtur aty.
Haradinaj rrëfeu se të gjithë ua uronin shqiptarëve shpalljen e pavarësisë, në mesin e tyre edhe serbët, për të cilët tha se ndoshta nuk e kanë bërë me dëshirë.
“Ka pas rast që edhe serbet na kanë uru…Na kanë uru kroatët, boshnjakët, malazezët…Mirëpo ka pas edhe serbë që na kanë uru, jo me qef ndoshta, por ka pas”, tha Haradinaj në emisionin 1 kafe me Labin.
“Personeli në burg të gjithë na kanë uru…Edhe në i kemi nderu me embëlsira, i kemi porositë përpara”, shtoi Haradinaj.