Skandal dhe dyshime të forta në “Big Brother VIP Kosova” kanë shpërthyer pas një bisede mes Eljonës dhe Klodit, e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.Në një moment intim mes tyre, Eljona shihet teksa i afrohet Klodit dhe i pëshpërit diçka në vesh, që sipas interpretimit të ndjekësve, lidhet me një sekret nga e kaluara e saj. Komentuesit pretendojnë se Eljona i ka thënë se ka qenë e fejuar për tre vite.
Ky detaj ka tronditur rrjetin, pasi dihet se Eljona aktualisht është 18 vjeçe, dhe nëse pretendimi do të ishte i vërtetë, do të nënkuptonte se fejesa ka ndodhur rreth moshës 15 vjeç ose edhe më herët – fakt që ka ngjallur reagime të forta dhe diskutime të ndezura online.
Megjithatë, duhet theksuar se videoja nuk e kap qartë deklaratën, pasi fjala thuhet në vesh dhe nuk dëgjohet drejtpërdrejt. Për këtë arsye, shumë ndjekës po shprehin dyshime nëse bëhet fjalë për një rrëfim real apo thjesht për një keqinterpretim të momentit.