Akti i largimit nga puna i gazetarës Edina Avdiut është sulm i hapur ndaj lirisë së shtypit dhe pavarësisë së mediave në Kosovë.
Edina Avdiu, gazetare e guximshme, largohet nga RTK pas tre vitesh vetëm se refuzoi të bëhej zëdhënëse e propagandës së pushtetit.
Po, Kurti jep shtesa për lehona, por nuk i mirëkupton gratë që nuk pajtohen me të, që i bëjnë pyetje të vështira e kërkojnë argumente në vend të propagandës.
Këta që veten e quajnë “qeveri e popullit”, popullin e duan vetëm për vota e duartrokitje. Nëse nuk pajtohesh me ata, të konsiderojnë armik.
Edina Avdiu, në muajin e 5-të të shtatzënisë, largohet nga RTK-ja sepse refuzoi të lexojë tekstet e hartuara në kuzhinën e LVV-së. Kurti dhe LVV e duan Edinën jo si gazetare, por si amvise që jeton me social.
Në një shtet normal, gazetarët si Edina do të mbroheshin, jo të largoheshin nga puna gjatë shtatzënisë për shkak të pyetjeve të drejtpërdrejta dhe sfidimit të propagandës.
Nëse ka drejtësi në këtë shtet, Edina do të kthehet në RTK, e RTK-ja do t’i kthehet publikut.