Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë figura të lidhura ngushtë me drejtimin e luftës së UÇK-së në një kohë kur Kosova po luftonte për ekzistencë.
Nëse ata dënohen jo mbi bazën e përgjegjësive individuale të provuara, por për faktin se ishin drejtues të asaj lufte, atëherë mesazhi është më i rrezikshëm sesa duket: nuk vihet në pikëpyetje vetëm fati i katër burrave, por njolloset figura e shtetit të Kosovës dhe e kombit shqiptar në sytë e botës.
Dhe kjo i shërben kujt?
Serbisë, Rusisë dhe çdo aktori tjetër që nuk e sheh me sy të mirë forcimin e shtetit të Kosovës dhe të faktorit shqiptar në arenën ndërkombëtare.