Nuk i trëmbet qerpiku Ardit Bido-s ndaj Berishës: Kush të ka paguar që, në mes të luftës së Kosovës, nafta shqiptare të përfundonte në Serbi?

Përplasjet politike marrin tone të ashpra dhe akuzat bëhen gjithnjë e më të rënda.

Ardit Bido ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj Sali Berishës, duke ngritur një pyetje që prek një nga periudhat më të ndjeshme të historisë shqiptare – luftën e Kosovës.

 

Me një qëndrim të prerë dhe pa asnjë hezitim, Bido sfidon publikisht ish-kryeministrin, duke kërkuar përgjigje për një çështje që, sipas tij, kërkon transparencë dhe të vërtetën para opinionit publik.

Sy më sy, Doktor‼️
Kush të ka paguar që, në mes të luftës së Kosovës, nafta shqiptare të përfundonte në Serbi?
Kush të ka paguar që fëmijët shqiptarë t’i përdorje si mish për top, t’i çoje në protesta me molotov në duar dhe t’i jepje dhunën si model rinisë?
Kush të ka paguar të shesësh interesat kombëtare në Himarë për interes të Sali Belerit?
Kush të ka paguar që t’i bëje të zeza Shqipërisë dhe shqiptarëve për interesa që vetëm ti i di?
Përgjigju në sy!
Sepse ato që i ke bërë këtij vendi nuk i lan dot në këtë jetë‼️