Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit ka nisur verifikime paraprake mbi disa tendera publikë me vlerë të lartë, pas kallëzimeve të bëra nga opozita. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare pranë organit të akuzës.
Dokumentet janë sekuestruar dhe pritet të analizohen procedurat e ndjekura. Çështja ka rikthyer debatin për transparencën dhe kontrollin mbi fondet publike.