Mbrojtja e Thaçit: Shpallja fajtor e Thaçit do të ishte një padrejtësi ligjore dhe historike

Pas fjalës përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe Mbrojtësit të viktimave, sot, më 11.02.2026, do të fillojë mbrojtja e Hashim Thaçit, e cila shpalos fjalën përfundimtare. Për ditën e sotme është paraparë edhe fillimi i fjalës përfundimtare të mbrojtjes së Kadri Veselit.

 

Për dy ditë me radhë, më 09.02.2026 dhe 10.02.2026, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka vazhduar me dhënien e fjalës përfundimtare, në çështjen kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi. ZPS-ja ka kërkuar nga 45 vjet burg për secilin. Më 10.02.2026 është dëgjuar edhe fjala përfundimtare e Mbrojtësit të viktimave.