Një zë i ri, por me shpirt të lashtë shqiptar. Amina Nuraj vjen me një vjershë të ndjerë kushtuar kombit shqiptar, një krijim që ndërthur dashurinë për atdheun, historinë dhe krenarinë që buron nga rrënjët tona.
Me vargje që prekin zemrën dhe zgjojnë ndjenjën e përkatësisë, ajo sjell një mesazh të fortë për identitetin dhe unitetin kombëtar, duke e kthyer poezinë në një thirrje për të mos harruar kurrë se kush jemi.
Nga kullat e vjetra, ku bura kanë lindur,
Ku guri e besa s’janë tjetërsuar,
Unë mbaj në zemër një zjarr të pashuar,
Për tokën e Arbërit, që kurrë s’kam harruar.
Jam bija e Sanxhakut, me ballin lart,
Me gjakun që vlon si valë në det,
Edhe pse dallgët na ndanë ndër vite,
Dashnia për ty, Atdhe, nuk vdes.
O Sanxhaku im, lulja e historisë,
Ura që lidh zemrat e krejt Shqipërisë!
Me respekt e nder, me t’madhin patriotizëm,
Për ty thur këngë, për ty mbjell heroizëm.
S’të lëshojmë në harresë, s’të lëmë në vetmi,
Je palca e kombit, je bukuri!
Pazari i Ri, Plava e Gucia,
Aty ku flitet ende trimëria,
Atje ku nuseve u këndohet shqip,
Dhe djepi tundet me dorë në qit.
Nuk ka kufi që shpirtin e ndan,
Se ne jemi dega e të njëjtit rrap,
Me dashni të pastër, si uji i bjeshkës,
Ta ruajmë emrin, në faqet e jetës.
Rroftë Atdheu, kudo ku frymojmë,
Sanxhakun në zemër gjithmonë e mbajmë,
Bijat e tua, me nder e me besë,
Për ty do të jenë e vetmja shpresë!
AMINA NURAJ