Teksa po bisedonin, Stenaldo i ka shprehur Luizit i përlotur se me rifutjen e tij në shtëpinë e “BBV” i ka sjellë shumë buzëqeshje dhe lumturi.
Stenaldo:
Jemi njerëz, jemi emocionalë. Jam takuar me ty në disa pika të zemrës, nuk ma merrte mendja. Më ke sjellë buzëqeshjen, i ke dhënë një energji të mirë shtëpisë, më ke lejuar të shpalos anë të tjera të vetes. Jam i lumtur shumë që ke ardhur.
Luizi:
Mos hiq dorë, mos u bë djalë i keq. Mos bë gabim të bësh lëvizje të papritura se vi këtu dhe i vendos flakën shtëpisë.(qesh) Ty të presin shumë gjëra të bukura jashtë. Unë nuk e di se sa do të ndikojë në jetën tënde por ti ke fituar një shok dhe një shoqe të vogël, vajzën time. Do dalim do bëjmë xhiro bashkë, sa të hapet edhe koha. Do shkojmë edhe në plazh, do i them Lunës kapja dorën Stenaldon dhe ikni lahuni bashkë.