Luiz Ejlli zbërthen gjithë skemën: Ja çfarë fshihet pas “shtype butonin” mes Mirit dhe Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka nisur të japë efektet e para jo vetëm në dinamikat e banorëve, por edhe në zbardhjen e strategjive të fshehta që kanë mbetur enigmë për publikun.

Gjatë “Prime-t” të së shtunës, vëmendja u përqendrua te një bisedë me kode mes Mirit dhe Selinës.

 

Fraza kyçe “shtype butonin” apo “mos e shtyp butonin” u përdor disa herë mes tyre në lidhje me Gimbon, por pavarësisht insistimit të moderatorit Ledion Liço për një shpjegim, dyshja nuk e qartësoi kuptimin e vërtetë.

Por, vetëm 24 orë pas qëndrimit në shtëpi, Luiz Ejlli duket se e ka zgjidhur përfundimisht enigmën. Teksa qëndronte i vetëm në oborr duke analizuar situatat, fituesi i BBV2 ka bërë një deduksion logjik që shpjegon kontrollin e Mirit mbi lojën e Selinës.

 

“Domethënë, Miri, Selin… Miri i paska thënë Selinës ‘mos e shtyp butonin’. Që domethënë, sipas logjikës së tyre, Miri e ka në dorë Selinën dhe e kontrollon.

Dhe kur të dojë Miri, i thotë Selinës ‘shtype butonin’, dmth pranoje Gimbon,” ka arsyetuar Luizi me zë të lartë.

Ky zbërthim i skemës konfirmon dyshimet se afrimiteti apo distancimi i Selinës me Gimbon nuk është spontan, por një lëvizje e dirigjuar.