Një tërmet i fuqishëm goditi sot (8 shkurt) Kubën, duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.
Forca e lëkundjeve ishte me magnitudë 5.5 ballë e shkallës Rihter.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) konfirmoi shkallën e lëkundjeve. Tërmeti cilësohet i fortë, por nuk ka informacione për dëme dhe viktima.
Vlerësimi fillestar i EMSC-së ishte për një tërmet me magnitudë 5.9 ballë, por më vonë u reduktua në 5.5 ballë.
Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 15 kilometrash, sipas EMSC-së. Tek banorët mbizotëron frika edhe për një tsunam të mundshëm dhe paslëkundje të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE