KONFLIKT I VJETËR ME NJË NGA BANORËT-ZBULOHET ARSYEJA MADHORE E HYRJES SË FITUESIT LEGJENDAR NË SHTËPI

Hyrja e Luiz Ejlli në Big Brother VIP Albania 5 është kthyer në kryefjalën e momentit, pas videos bombastike të publikuar nga Top Channel, ku fituesi i edicionit të dytë u shfaq në dhomën e rrëfimit me deklaratën që “shkundi” rrjetin:

“Tani luftohet vetëm për vendin e dytë.”

Ndërkohë që publiku jashtë shtëpisë është tashmë në dijeni të kësaj surprize, banorët brenda nuk kanë ende asnjë informacion. Ata pritet të përballen me hyrjen e papritur të Luizit mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit “Prime”, një lëvizje që pritet të trondisë ekuilibrat dhe të rrisë ndjeshëm presionin psikologjik në lojë.

Edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar kohëzgjatja e qëndrimit të tij, burime pranë produksionit sugjerojnë se bëhet fjalë për një mision të përkohshëm, disa ditor, dhe jo për një rikthim në garë për çmimin e madh. Ky skenar përkon edhe me promovimin e projektit të tij të ri artistik.

Megjithatë, aludimet në rrjet kanë shkuar përtej aspektit promocional. Zëra të ndryshëm flasin për një “inat të vjetër” mes Luiz Ejllit dhe banorit aktual Rogerti, duke ngritur dyshime se hyrja e tij mund të ketë si qëllim edhe një përplasje direkte mes dyshes.

Mbetet për t’u parë sonte nëse Luizi do të hyjë në shtëpi si një figurë “mentori”, si element destabilizues i lojës, apo si një kundërshtar i drejtpërdrejtë për Rogertin.