Lanika Rexhepi, karateiste kadete nga Prishtina, ka shënuar një arritje historike duke përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Karatesë, ku fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë Cadet Female Kumite +61 kg.
Gjatë kampionatit, Lanika zhvilloi pesë ndeshje shumë të forta, duke regjistruar katër fitore bindëse dhe duke u ndalur vetëm në finale, e cila u vendos për një pikë të vetme.
Rezultatet e saj ishin:
– Mali i Zi 8–0
– Gjeorgjia 8–0
– Franca 6–1
– Italia 3–0
– Finalja me Portugalinë 0–1
Kjo medalje është medalja e parë evropiane për vajzat për Federatën Shqiptare të Karatesë, duke e bërë këtë sukses një moment historik për sportin shqiptar.
Edhe pse nga Kosova , Lanika Rexhepi përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të plotë, duke mbrojtur flamurin kuq e zi me zemër, disiplinë dhe shpirt luftarak në çdo ndeshje.
Familja dhe stafi teknik shprehin krenari të madhe për këtë arritje dhe besojnë se ky sukses është vetëm fillimi i një rruge të gjatë për Laniken dhe karatenë shqiptare.