Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpi ka nisur të prodhojë menjëherë dinamika të reja, duke i vendosur banorët me shpatulla pas muri për të thënë të vërtetat e tyre pa doreza.
Në fokus të këngëtarit ka qenë marrëdhënia e komentuar gjatë mes Mirit dhe Selinës. Në një bisedë kokë më kokë, fituesi i BBV2 nuk ka ngurruar t’i kërkojë llogari Mirit për ndjenjat e tij reale, duke i hequr mundësinë e përgjigjeve evazive.
Fillimisht Miri është përpjekur t’i shmanget pyetjes direkte duke thënë se ajo është “siç ka qenë në fillim”, por Luizi nuk është mjaftuar me kaq.
“Ke thënë dy variante ndaj po të pyes. Kam parë që të ka pëlqyer si vajzë. S’kam ardhur të të ndaj me gruan, s’jam budalla. E ke si vajzën tënde a jo?” – i është drejtuar Luizi troç.
Pavarësisht i vënë përballë këtij presioni, Miri i qendroi variantit se Selinën e sheh vetëm si vajzën e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE