Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar shkëndijat e para të forta, ku duket se “inati i vjetër” me Rogertin ka shpërthyer menjëherë në ofendime të rënda personale.
Sapo janë ulur në tavolinë, Rogerti nuk ka arritur ta përmbajë mllefin ndaj fituesit të BBV2, duke lëshuar lumë akuzash dhe ofendimesh në drejtim të tij.
“Zhuls, lojtar legen, që i le lekët në bixhoz,” i është drejtuar ai Luizit me tone të larta, duke tentuar ta godasë në pika të dobëta të së kaluarës.
Megjithatë, përballë këtij agresiviteti verbal, Luizi ka zgjedhur armën e tij më të fortë: indiferencën. Ai është parë vetëm duke qeshur dhe duke e injoruar totalisht, gjë që e ka acaruar edhe më shumë Rogertin.
Situata ka eskaluar kur Rogerti ka përmendur bashkëshorten e Luizit, Kiarën.
“Mirë që të ka marrë Kiara se do kishe ngelur beqar, o bjondo,” ka bërtitur ai, duke u çuar demonstrativisht nga tavolina dhe duke iu afruar fizikisht Luizit në një tentativë për intimidim.
Por, edhe në këtë moment tensioni, Luizi nuk ka lëvizur nga vendi. Me një qetësi absolute, ai i ka dhënë goditjen përfundimtare me vetëm pak fjalë:
“Ulu se është turp.”
Ky reagim i ftohtë dhe dominues e ka lënë Rogertin të çarmatosur, ndërsa banorët e tjerë kanë ndjekur të shokuar këtë përplasje të parë titanësh.