Publikohen REZULTATET: Zbulohet a do të largohet Rogerti sonte nga BBV Albania

Kanë dalë rezultatet e televotimit dhe publiku ka dhënë vendimin e tij për situatën më të komentuar të ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Pas incidentit dhe vendimit të produksionit që Rogerti të dalë i vetëm në televotim, gjithçka iu la në dorë publikut, i cili u përfshi masivisht në votim.

 

Sipas rezultateve të votimeve, Rogerti ka marrë mbështetjen e shumicës së publikut dhe do të rikthehet në shtëpinë e Big Brother, duke fituar një shans të dytë për të vazhduar lojën.

Ky vendim ka ndezur menjëherë reagime të forta në rrjete sociale, ku një pjesë e ndjekësve e kanë përshëndetur rikthimin e tij, ndërsa të tjerë kanë shprehur pakënaqësi.

 

🔥 Rikthimi i Rogertit pritet të ndryshojë balancat në shtëpi, sidomos në raport me banorët e tjerë dhe situatat e pazgjidhura nga më parë.

Gjithçka pritet të zbulohet gjatë prime-it, ku reagimet brenda shtëpisë do të jenë vendimtare.