Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” tashmë është një fakt i kryer dhe konfirmimi përfundimtar ka ardhur nga dy figurat kryesore të formatit, moderatori Ledion Liço dhe producentja Sara Hoxha.
Pas publikimit të videos ku Luizi shfaqej në dhomën e rrëfimit, Ledion Liço e ka shpërndarë menjëherë këtë moment në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Postimi, i cili është një bashkëpunim (collab) me Top Channel, shfaqet tashmë në “feed-in” e moderatorit, duke vulosur rikthimin e fituesit të BBV2.
