Izolimi i Rogertit në “dhomën e reflektimit” është thyer sërish nga një zarf i bardhë, i cili i ka dhënë atij mundësinë për të sqaruar raportet e krisura me banorët e tjerë.
Banori, i cili po pret verdiktin e publikut pas thyerjes së rregullave, është udhëzuar nga Vëllai i Madh të përzgjedhë tre persona për të zhvilluar “Biseda reflektimi”, me qëllim analizimin e sjelljes së tij në shtëpi.
Pa hezituar, Rogerti ka zbuluar emrat, duke e nisur me Malin për të sqaruar keqkuptimet e vjetra, duke vijuar me Selinë për shkak të një plani të mëparshëm bashkëpunimi, dhe duke e mbyllur me Stenaldon, të cilin e sfidoi në rrafshin intelektual.
“Atëherë… emri i parë duhet të jetë Mali, sezbën, sepse duhet ta pastroj sepse unë dhe Mali kemi shkuar shumë mirë në fillim, pastaj për një bisedë konstruktive që i thashë që duhet të bënte kundrejt Mirit, ai filloi të më sulmonte, edhe rasti i lorit të kafes që ishim në sfidë, që ndodhi ai keqkuptim. Pra, emri i parë është Mali.
Emri i dytë është Selin, sepse gjithë kjo lojë e imja këtu ishte me një eufori shumë të madhe para se të hyja që të bashkëpunoja me Selinë, pra duhet sezbën ta flas me Selinë.
Edhe emri i tretë, patjetër duhet të jetë Stenaldo, sepse unë jam këtu ashtu siç Stenaldo është andej edhe të them të vërtetën vijmë nga një shkollë akademike afërsisht e njëjtë, pavarësisht se ai mendon që është një ‘pemë diturie’ dhe unë e kam quajtur që është shumë më lart se unë në kuadër të intelektit, por secili ka intelektet e veta.”
Tashmë mbetet për t’u parë reagimi i tre banorëve të përzgjedhur, pasi ata kanë të drejtën të vendosin nëse do ta pranojnë ftesën për t’u përballur me Rogertin apo do ta refuzojnë atë.