Reperi Limi ka reaguar publikisht pas publikimit të videos ku ai shfaqet duke u dhunuar fizikisht, pamje që qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale ndërkohë që ai ndodhej ende brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.
Gjatë një telefonate live në emisionin “Andale”, Limi u pyet drejtpërdrejt nëse videoja në fjalë i përket viteve të fundit apo është një material i vjetër. Përgjigjja e tij ishte e prerë dhe surprizuese.
“Jo, jo. Me thënë të drejtën, kjo është ajo çfarë Olsa po bën, që po i nxjerr këto gjëra për të më ulur mua,” u shpreh Limi, duke lënë të kuptohet se publikimi i videos nuk është rastësor.
Me këtë deklaratë, Limi hodhi një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Olsa Muhamedit, producentes së “Big Brother VIP Kosova”, duke sugjeruar se pamjet janë nxjerrë qëllimisht për ta dëmtuar imazhin e tij publik.
Duhet theksuar se këto janë pretendime të bëra nga vetë Limi gjatë një bisede telefonike dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim apo konfirmim zyrtar nga ana e produksionit apo nga vetë Olsa Muhamedi. Sa të vërteta janë këto akuza, mbetet për t’u parë në vijim, ndërsa rasti ka ndezur debat të fortë në rrjetet sociale.