Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka reaguar me tone të forta lidhur me incidentin e rëndë mes Rogertit dhe Stenaldos, duke sjellë një këndvështrim të bazuar në standardet evropiane.
Debati ku Rogerti iu drejtua Stenaldos, i cili është i verbër, me frazën “Ty të ka mallkuar Zoti”, ka shkaktuar reagime të shumta, e për këtë Rabea ka bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me realitetin në Gjermani.
Ajo u shpreh se ndonëse Rogerti hyri për të krijuar dinamikë, gjuha e përdorur është e patolerueshme në një shoqëri gjithëpërfshirëse.
Sipas saj, nëse një situatë e tillë do të transmetohej në Gjermani, pasojat ligjore dhe shoqërore do të ishin të rënda jo vetëm për banorin, por edhe për vetë televizionin.
Në fund, ajo i bëri thirrje produksionit që të marrë vendimin e duhur për të mos legjitimuar diskriminimin ndaj personave me aftësi të kufizuara.
“Për Rogertin… Ai hyri dhe ka shkuar atje për të zgjuar njëçik banorët, sepse me thënë të drejtën ishin pak në gjumë. Por në vij nga një shtet shumë inkluziv dhe nuk ka shans të flasësh ashtu siç flet Rogerti aty brenda, veçanërisht me Stenaldon. Nëse kjo do të kishte ndodhur në Gjermani, jo vetëm Rogerti do të kishte patur probleme por edhe produksioni dhe do kishte hyrë edhe politika se nuk tolerohet në Gjermani. Unë shpresoj që ju shqiptarët të merrni vendimin e duhur që kjo sjellje atje brenda ndaj një personi me aftësi të kufizuara nuk tolerohet” tha ajo.