“Ky është gërrnaq me plot kuptimin e fjalës”

Deklarata e mërgimtarit Remzi Morina, e cila u publikua të mërkurën nga ALBNEWS, bëri bujë në mediat kosovare dhe u komentua nga i madh e i vogël.

Morina i cili jeton prej 30 vitesh në Danimarkë, u shpreh i pakënaqur me pritjen që ju bëhet mërgimtarëve në Kosovë, derisa theksoi se këta të fundit janë ata që ‘po e mbajnë’ Kosovën.

“Për diasporën s’kanë bo kurgjo, as kjo Qeveri e asnjë Qeveri tjetër. Për mërgimtarët duhet me pas çdo sen. Na e majmë krejt Kosovën. Kur vijmë deri në 5000 euro i harxhoj në muaj, shkojmë në det i lojmë paret atje, i lojmë në Kosovë, e për neve kurgjo s’bojnë”, u shpreh mes tjerash ai.

Video e deklaratës së këtij mërgimtari ende po vazhdon të komentohet nga shumë qytetarë të Kosovës, raporton ALBNEWS.

Në mesin e komentuesve ka të tillë që e quajnë “gërrnaq”, duke iu referuar shprehjes me të cilën gazetari Valon Syla iu kishte drejtuar mërgimtarëve kohë më parë.

“Çiky është gërrnaq me plot kuptimin e fjalës”, ka shkruar një qytetar poshtë videos së publikuar në faqen e Gazetës Demos.

Një tjetër qytetar e ka quajtur mërgimtarin nga Danimarka “gërrnaq”, me ç’rast ka thënë se deklaratat e tij bien ndesh me njëra tjetrën.

“Ngone gerrnaqin pash baballart klube te nates lyp e knej thot pijet e ushqimi shtrejt”, ka shkruar ai.

Valon Syla, u përmend edhe nga vetë komentuesit, të cilët e ‘paralajmëruan’ mërgimtarin se gazetari kosovar mund ta shohë videon.

“Valla ruju se nmujt met nxan valon syla tkallxon ty qysh lyp klube te nates se krejt iki”, thotë njëri prej tyre.