Shpresat në lidhje me rastin e Bleona Matës, e cila është zhdukur 16 vjet më parë, janë rindezur.
Sipas gazetares shqiptare, Nexhmije Beqiri, Bleona është gjallë dhe gjendet në Gjermani.
Nëna e Bleonës, Bukurie Veizi në emisionin “Kosova Today” tha se për 16 vjet me radhë po e kërkon të bijën, por pa rezultat.
“Unë që 16 vjet s’kam punuar,vetëm e kam kërkuar vajzën dhe jetoj tek prindërit. Jam shkatërruar në të gjitha anët”, tha ajo.
Ndërkohë avokati i familjes së Bleonës, Idajet Beqiri tha se personat që kanë rrëmbyer vajzën, mund të dënohen prej 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.
Po ashtu, në Klan Kosova, Beqiri tha një çift i dyshuar që mund ta ketë grabitur Bleonën, është identifikuar.