Projektet e Gjestit marrin gjithmonë vëmendje, por kësaj radhe, kënga e tij më e re “Memories” ka prekur zemrat e të gjithëve.
Dedikimi prekës për vëllain e tij të ndjerë është pritur me një valë dashurie dhe mbështetjeje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.
Mes mijëra mesazheve ngushëlluese dhe inkurajuese, ai që ka spikatur dhe ka marrë vëmendjen maksimale është reagimi i opinionistit të “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari.
Ai zgjodhi pak fjalë, por me peshë të madhe shpirtërore për t’iu gjendur pranë artistit: “Zoti është me durimtarët.”
Ky mesazh nuk mbeti thjesht një koment rasti. Ai është kthyer në “kryefjalën” e postimit, duke grumbulluar një shifër rekord prej mbi 25,000 pëlqimesh.
Ky reagim masiv tregon se ndjekësit jo vetëm që e kanë pëlqyer këngën, por janë bashkuar në një zë me mesazhin e fortë të Arbrit, duke e kthyer atë në komentin më të mbështetur në rrjet.
