Zarf i zi në shtëpi/ Anulohet televotimi! Rogerti lexon vendimin e rëndë, ja çfarë pritet të ndodhë

Një Zarf i Zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë masa drastike nga Vëllai i Madh.

Rogerti ka qenë ai që ka lexuar vendimin përpara banorëve të mbledhur në sallon, një vendim që vjen si pasojë e mosbindjes së njërit prej grupeve.

 

Sipas zarfit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit (e cila ishte jetike për spektaklin e radhës), grupi i Gretës ka zgjedhur të bojkotojë dhe të mos i bindet urdhrit të Vëllait të Madh.

Për shkak të këtij rebelimi, Vëllai i Madh ka marrë dy vendime të menjëhershme:

 

Televotimi aktual anulohet zyrtarisht.

Grupi i Selinës shpallet automatikisht fitues i sfidës dhe do të jenë ata që do të performojnë live në spektakël.

Ndërsa grupi i Selinës festonte fitoren e papritur, Rogerti lexoi edhe paralajmërimin e fundit për grupin humbës:

“Vendimi për pasojat që do të ketë grupi që nuk është bindur, do t’ju komunikohet gjatë mbrëmjes së nesërme. Autoriteti i Vëllait të Madh nuk anashkalohet”.

Atmosfera është tensionuar menjëherë, me vajzat e grupit të Gretës që kanë reaguar ashpër, duke akuzuar për hipokrizi dhe duke debatuar me grupin kundërshtar.