Biden nga Palestina: Populli palestinez e meriton shtetin e vet të pavarur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në konferencën për gazetarë në kuadër të vizitës në Bregun Perëndimor, ka thënë se populli palestinez e meriton shtetin e vet të pavarur dhe sovran.

“Populli palestinez meriton një shtet të tijin që është i pavarur, sovran, i zbatueshëm dhe i afërt”

Kështu ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjatë një paraqitjeje të përbashkët në Betlehem me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

Megjithatë, presidenti Biden, e pranoi se pavarësia e Palestinës “mund të duket shumë larg”.

Tutje, Biden tha se ShBA-të, “nuk do të heqin dorë nga afrimi i palestinezëve dhe izraelitëve”.

Presidenti i SHBA-së, theksoi se e kupton hidhërimin e zhëgnjimin e popullit palestinez tek ShBA-ja.

Ndërkaq, Abbas, në fjalët e tij, tha se është koha për të “kthyer faqen e pushtimit izraelit në tokën tonë”. Ai gjithashtu tha se Izraeli “nuk mund të vazhdojë të veprojë si një shtet mbi ligjin”.

Biden u mirëprit në Betlehem nga një grup fëmijësh palestinezë, të cilët i dhanë një buqetë me lule dhe një grup muzikor luajti himnin kombëtar të SHBA-së.

Biden e vizitori edhe rrjetin i spitaleve të Jeruzalemit Lindor, aty tha se “palestinezët dhe izraelitët meritojnë masa të barabarta lirie, sigurie, prosperiteti dhe dinjiteti”, tha ai. “Dhe aksesi në kujdesin shëndetësor, kur ju nevojitet, është thelbësor për të jetuar një jetë dinjitoze për të gjithë ne”.

Kur Biden mbaroi së foluri në spital, një grua që e identifikoi veten si infermiere pediatrie në një institucion tjetër të kujdesit shëndetësor e falënderoi për ndihmën financiare, por tha “ne kemi nevojë për më shumë drejtësi, më shumë dinjitet”.