Blogerja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Franceska Murati, ka qenë prej kohësh në qendër të zërave për fundin e martesës së saj.
Edhe pse nuk e ka konfirmuar kurrë zyrtarisht me deklarata publike, lëvizjet e saj kanë folur qartë: ajo ka lënë përfundimisht jetën në Londër për t’u shpërngulur në Tiranë, ku tashmë ka blerë apartamentin e saj dhe jeton vetëm me djalin.
Por së fundmi, duket se Franceska ka vendosur të thyejë heshtjen në mënyrën e saj.