Sa para duhet të ketë një person në llogarinë e tij rrjedhëse? Kjo pyetje nuk ka një përgjigje të thjeshtë, por një studim i ri i realizuar nga Deutsche Bank ofron një pasqyrë të qartë mbi shumën mesatare të kursimeve që gjermanët mbajnë në llogaritë e tyre bankare, të ndara sipas grupmoshave, raporton revista Phoenix.
Ekspertët theksojnë se paratë që qëndrojnë në llogari rrjedhëse nuk gjenerojnë të ardhura, ndërsa inflacioni ua ul vlerën reale me kalimin e kohës. Megjithatë, këto shuma vazhdojnë të jenë tregues i rëndësishëm i sigurisë financiare, transmeton portali Faktor.mk.
Sipas studimit, të rinjtë kanë dukshëm më pak para në llogaritë e tyre, ndërsa shumat rriten me moshën:
Personat nga 16 deri në 24 vjeç kanë mesatarisht 1.400 euro
Mosha 25–34 vjeç: rreth 2.200 euro
Mosha 35–44 vjeç: afërsisht 2.600 euro
Mosha 45–54 vjeç: rreth 3.300 euro
Mosha 55–64 vjeç: mesatarisht 3.100 euro
Personat mbi 75 vjeç kanë shumën më të lartë, me një mesatare prej 4.200 eurosh
Studimi thekson se këto janë vlera mesatare dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht situatën reale financiare të çdo individi. (INA)