Mirjana Pajkoviq, ish-sekretarja e Drejtorisë për Përmirësimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Mal të Zi, foli në një intervistë për televizionin online të portalit Dan për kërcënimet dhe shantazhet ndaj saj, të cilave pretendon se janë bërë nga Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare.
Pajkoviq u shpreh se shteti ka reaguar në mënyrë jo adekuate ndaj trajtimit të dhunës ndaj saj gjatë një periudhe të gjatë kohore, përfshirë kërcënime serioze që nuk kanë rezultuar në arrestime.
Ajo shtoi se edhe “presidenti i shtetit ka dështuar të vepronte” ndaj ankesave të saj.
Ish-zyrtarja theksoi se rasti i saj tregon se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë dhe se në Mal të Zi mungon barazia gjinore dhe mbrojtja e të drejtave themelore, raportojnë mediat.
Në intervistë Pajkoviq apeloi veçanërisht te gratë “që të mos heshtin përballë sulmeve apo abuzimeve”, duke thënë se ajo vetë e konsideron heshtjen e saj fillestare si një “gabim”.
Ajo ka treguar se “Vukshiq ka qenë i durueshëm dhe e ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se nuk do të ketë jetë në Mal të Zi për të”, për shkak të një materiali komprometues, pasi ajo refuzoi të vepronte sipas kërkesave të tij.
Pajkoviq ka ngritur disa kallëzime penale kundër Vukshiqit dhe si juriste vlerëson se ligjet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të adresuar krimet e sotme, përfshirë shantazhet dhe kërcënimet me pasoja të gjerë personale dhe profesionale.
Kujtojmë se prej më shumë se një muaji, Mali i Zi po përballet me një aferë që ka tronditur skenën politike dhe institucionet e shtetit.
Në qendër të saj janë Dejan Vuksiç, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB), dhe Mirjana Pajkovic, ish-sekretare shtetërore në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.
Skandali shpërtheu pasi në rrjetet sociale u përhapën pamje me përmbajtje eksplicite dhe regjistrime intime, të cilat lidhen me Pajkovic.
Menjëherë pas publikimit, të dy dhanë dorëheqjen nga funksionet shtetërore, duke deklaruar se po largoheshin për “arsye personale”.
Pajkovic ka paraqitur tre kallëzime penale, duke pretenduar se materialet intime janë shpërndarë pa pëlqimin e saj.
Ajo akuzon Vuksiç se e ka kërcënuar me publikimin e tyre dhe se ka përmendur ekzistencën e pamjeve komprometuese edhe publikisht./Dan