Po vazhdon procesi gjyqësor për rastin e Liridona Ademajt në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Gjatë seancës së sotme, i dyshuari Naim Murseli ka mohuar kategorikisht se ka pasur një marrëveshje për ngjarjen ndaj bashkëshortes së tij, Liridonës.
Murseli deklaroi para trupit gjykues se as ai dhe as fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm në makinë në momentin e ngjarjes së rëndë. Ai i hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë duke i cilësuar ato si shpifje.
“Iu betohem në dy fëmijët që kam, që Naim Murseli as në makinë s’ka qenë në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë ndaj Liridonës. Kjo është e vetmja e vërtetë”, u shpreh ai gjatë dëshmisë.