Benita Zena në spektaklin e së hënës i ka shprehur pëlqim haptazi Klodian Mihajt.
Ajo tha se nuk mund ta fsheh këtë gjë dhe se nuk po e bën për lojë apo publikun.
Kjo gjë duket ta ketë prekur ish-të dashurin e saj, Endrin, me të cilin nuk ka mbyllur akoma lidhjen.
Kjo pasi i njëjti ditë më parë hyri si befasi në Big Brother, për të takuar këngëtaren.
Në një postim në Instagram, Endri duket se ka bërë një reagim në lidhje me ngjarjen.
“Ku janë premtimet?”, ka shkruar ai sipër një postimi.

Artisti po i referohet këngës së re e po ashtu edhe ngjarjes së fundit të Big Brother.