NANUSH, do kthehem prapë” – Albert Shabani lë Kosovën, përkrahësi i madh i VV-së largohet nga vendi i detyruar nga…

Postimi i plotë i tij:
“Nëna ime, kjo zonjë e hekurt!
Që kur ishte vetëm 5 vjeçe, mbeti jetime pa nënën.
Më pas, në luftën e fundit, serbët ia vranë babain (babgjyshin tim).

Jeta i vuri mbi supe një barrë që pakkush do ta përballonte.
Lufta e gjeti me tre fëmijë të vegjël,
të cilët i mbajti, i rriti dhe i mbrojti me duart e saj,
me zemër të madhe dhe shpirt të pathyeshëm.

Në vitin 2015, humbi dy evladë në lulen e rinisë.
E megjithatë, dhimbjet dhe sfidat nuk e thyen kurrë.

Ajo qëndroi në këmbë, e fortë, e heshtur dhe e palëkundur.
Nanush, do kthehem prapë.
E kur të kthehem, nuk do të ndahemi më kurrë ❤️👋”, ka shkruar Shabani