Xherdan Shaqiri shënon dy gola të bukur ndaj Zurichut

Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka shënuar dy gola të bukur për ta barazuar rezultatin për Baselin ndaj Zurichut.

Zurichu kaloi herët në epërsi falë Phaeton, që u asistua nga Bledian Krasniqi, mirëpo Baseli u kthye në lojë falë golit të Xherdan Shaqirit.

Lojtari nga Gjilani e finalizoi për mrekulli asistimin e Otele (11’), me një goditje të saktë, ku s’i dha asnjë shans portierit vendas – VIDEO.

 

Ndërkohë, vlen të ceket se gol shënoi edhe Dion Kacurri, por u anulua nga VAR-i shkaku që kishte prekje të topit me dorë.

Zurichu e riktheu epërsinë në përfundimin e pjesës së parë falë Keny, sidoqoftë vetëm dy minuta më vonë – në skenë doli sërish Shaqiri që e tundi rrjetën.

Këtë herë, Schmid dhuroi një pasim të saktë te Shaqiri, me këtë të fundit që s’gaboi përballë portierit për ta barazuar sërish rezultatin (45+3’)./telegrafi