Dolce ka reaguar ashpër pas deklaratës së Limisë, duke refuzuar kategorikisht ta presë atë derisa ai ka shprehur se kërkon një pauzë në marrëdhënien e tyre.
Ajo u shpreh qartë se nuk është personi që pret dikë “kur i teket të shkojë apo të kthehet”, duke theksuar se nuk do ta presë as pas një rikthimi të mundshëm.
Qëndrimi i saj i prerë tregon se Dolce nuk pranon paqartësi në raport dhe mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të shënojë fundin përfundimtar mes tyre, shkruan Kosovarja.