Çfarë ka mes Krusitës dhe Kristit?! Zbardhet MESAZHI i mikeshës: Ajo është e hapur për lidhje… (Foto)

Krusita është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother Vip”, mbrëmjen e djeshme.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte një tërheqje dhe afrimitet mes saj dhe Kristit.

Për këtë, në emisionin “Breaking”, në Top News, ka folur sot mikesha e këngëtares, e cila tha se ajo është single.

 

Ajo shton se me Kristin ka parë një afrimitet dhe nuk e mohon që mes tyre të ketë diçka.

“Përshëndetje, jam Semi mikesha Krusites! Nëse do të ketë një romancë mes të dyve pse jo. Siç tha dhe Krusita, ‘jam e hapur nëse do më pëlqejë dikush’. Ajo është single dhe Kristi është shumë djalë i mirë. Pashë dhe unë dje një afrimitet mes tyre, mbase shoqëror nuk e di. Por di që janë bere shumë viralë të dy bashkë”- tha ajo.