Ali Januzi, një ish pjesëmarrës i “UÇK” ishte i ftuar përballë kamerave të “Insajderi TV”, shkruan OnAir.
Ai u shpreh se Shqipëria është coptuar padrejtësisht dhe se kjo është diçka që nuk duhet të pranohet. Gjithashtu ai thotë se nëse Shqipëria do të bashkohej do të kthehej në një forcë në Ballkan. Januzi tregon se një Shqipëri e bashkuar ishte pikërisht edhe një nga amanetet e Adem Jasharit.
Sipas Januzit, bashkimi i të gjitha trojeve të Shqipërisë nuk ka rëndësi nga fillon, por rëndësi ka që diçka e tillë të ndodhë. Për sa i përket Kosovës, ai shprehet se kërkesa për të qenë shtet është diçka shumë minimale.
Për më shumë ndiqni videon: