Gëzim Morina, 23-vjeç nga Kamenica, po mahnit me talentin e tij të jashtëzakonshëm. Krahas studimeve për mekatronikë në Prishtinë, ai ka ndërtuar avionë dhe dronë ushtarakë, të krijuar kryesisht nga materiale të riciklueshme.
Një histori frymëzuese vjen nga Kamenica. Gëzim Morina, vetëm 23 vjeç, po dëshmon se talenti dhe përkushtimi nuk kanë kufij. Krahas studimeve për mekatronikë në Prishtinë, ai ka arritur të krijojë avionë dhe dronë ushtarakë funksionalë, të ndërtuar kryesisht nga materiale të riciklueshme.
I riu, i cili më herët u bë i njohur për iniciativën “Air Kosova”, tashmë ka kaluar në një nivel tjetër të inovacionit, duke ndërtuar mjete fluturuese që mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake. Avionët dhe dronët e tij testohen në stadiumin e Kamenicës, ku Gëzimi realizon fluturimet provuese pas çdo faze ndërtimi.
Në një lidhje për emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se për avionin e tij më të madh ka punuar pesë muaj rresht, ditë e natë, me synimin për të krijuar diçka unike në Kosovë.
“Unë e kam si hobi. Këto janë aeroplana me telekomandë që i ndërtoj vetë dhe janë për t’u përdorur edhe në ushtri. I testoj në stadiumin e Kamenicës sapo i përfundoj,” u shpreh Morina.