9-vjeçari Nil Kelmendi, së bashku me 12 nxënës të tjerë nga Kosova, fituan të paktën nga dy medalje në fusha të ndryshme shkencore në Olimpiadën “Neo Science”, e cila u mbajt në Orlando, Florida.
Nili është nxënës i klasës së tretë në shkollën “International School of Prishtina” (ISP). Ai u shpërblye me medalje të artë në Matematikë, duke zënë vendin e parë, si dhe me medalje të bronztë në Shkencë, duke u renditur i treti.
Olimpiada “Neo Science” u zhvillua nga data 10 deri më 15 janar 2026, duke mbledhur nxënës të talentuar nga vende të ndryshme të botës.