Shkruan: Gjenerali Dritan Demiraj
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga kasaphanat në Kroaci dhe Bosnje & Hercegovinë, dhe 26 vite nga gjenocidi në Kosovë i kryer nga çetnikët serbë, edhe në vitin 2026 mbeturinat ideologjike serbo-maqedonase vazhdojnë të parakalojnë rrugëve duke glorifikuar kasapin e Ballkanit, Arkanin.
Pamjet e publikuara janë nga parada e turpshme e zhvilluar në Vevçani, në afërsi të Strugës në janar 2026, një marshim i urrejtjes nga njerëz pa ndërgjegje, që festojnë krimet kundër njerëzimit, gjakun e fëmijëve, grave dhe civilëve të pafajshëm në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Kjo nuk është “përkujtim”, por lavdërim i krimit dhe barbarisë.
Këto parada janë pështymë mbi varret e viktimave dhe thikë e re në plagët e familjeve që ende kërkojnë drejtësi. Janë prova e qartë se mendësia fashiste dhe gjenocidale nuk është zhdukur, por po ushqehet dhe po tolerohet hapur. Asgjë këtu nuk është e rastësishme, këto veprime janë pjesë e agjendave të errëta anti-perëndimore që synojnë destabilizimin e rajonit dhe rikthimin e frymës së luftës.
Edhe më skandaloze është heshtja kriminale e klasës politike shqiptare, këtej dhe andej kufirit. Një qeveri e kalbur, frikacake dhe e shitur, që zgjedh të mbyllë sytë përballë provokimeve fashiste, vetëm për të ruajtur karriget e veta dhe per tu perulur para serbeve.
Kur vjen puna për të vjedhur votat e shqiptarëve, këta Rilindas bërtasin “atdhe” dhe “komb”. Por kur duhet të mbrojnë dinjitetin kombëtar përballë serbëve dhe maqedonasve, përkulen, heshtin dhe ulin brekët pa pikë turpi. Këtë e kemi parë qartë si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.
Turp-Pështirësi- Tradhti.
Shame on all of you.