Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se bashkëshortja e ambasadorit William Walker është në spital

Këtë njoftim, Kurti e bëri gjatë fjalimit të tij në Akademinë e “Flakës së Janarit” mbrëmjen e sotme në Gjilan.

“Me këtë rast i bashkëngjitem urimeve për shëndetin e gruas së tij, e cila për shkak të një problemi shëndetësor, ndoshta edhe arrest kardiak, është duke u trajtuar në emergjencë në komunën e Vitisë dhe shpresojmë në rikuperim të plotë dhe të shpejtë të saj”, tha Kurti në fjalën e tij, kur ishte duke folur për kontributin e Ambasadorit Walker në denoncimin e Masakrës së Reçkaut.